Sot kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me OJQ “EYCD” (Environment and Youth Capacity Development) për implementimin e përbashkët të Projektit për ndërtesën për grumbullimin e mbeturinave në fshatin Restelicë dhe blerjen e kontenierëve, në rast të përfitimit të Grantit nga qeveria japoneze. Vlera e Projektit është 85 mijë euro, ndërsa komuna do të participojë në vlerë 15 mijë euro.
Kryetari Xheladini falënderoi menaxheren e Projektit në “EYCD”, znj.Afërdita Shala, dhe asistentin e JICA-s, z.Jon Gota, për përkrahjen që po i ofrojnë Komunës së Dragashit për realizimin e këtij projekti.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.