Sipas njoftimit për kontratë të datës 2 nëntor të këtij viti, Komuna e Dragashit planifikon që të shpenzojë 120 mijë euro për furnizim me reagensa për Covid-19. Në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës thuhet se Komuna do të furnizohet me “Vidas SARS-COV2 IgM Specificity ≥ 99% – 5100 teste, Vidas SARS-COV2 IgG Specificity ≥99% – 5100 teste, Monoveta-Vakueta-Biokimike-Sterile, 6ml – 6000 copë, Xhilpera për monoveta-vakueta 21G 0.80 – 6000 copë, Holdera për monoveta-vakueta – 60 copë.”
Ndërkohë, ju kujtojmë se nga testimet e kohëve të fundit të IKSHPK-së, megjithë rritjen shqetësuese të rasteve me Covid-19 në nivel vendi, në Komunën e Dragashit shifrat zyrtare nuk kanë qenë të larta. Ditën e sotme pozitiv me këtë virus ka rezultuar vetëm një rast nga fshati Plavë./Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.