Konfirmohet e ardhmja e Cristiano Ronaldos

Opoja.net Opoja.net Sport

Cristiano Ronaldo ka qenë prej futbollistëve më të përfolur në dy afatet e fundit kalimtare, raporton FrontOnline.

Pakënaqësia te Juventus, sfida të reja, rikthimi te Real Madridi ishin disa prej thashethemeve të përmendura në tregun kalimtar veror.

Megjithatë, portugezi nuk do të largohet nga “Zonja e Vjetër”. Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri, Massimiliano Allegri.

Cristiano më tha se do të qëndrojë në Juventus. Ai nuk po largohet nga klubi dhe nuk ishte kurrë problem, ai po stërvitet aq mirë “, ka thënë Allegri.

PSG thuhej se kishte shprehur interesim për të nënshkruar 37 vjeçarin, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Bianconeri” do të luajnë ndeshjen hapëse të stinorit 2021/22 të dielën me fillim nga ora 18:30.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-