Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Kontesti 14-vjeçar për 22 mijë hektarë në Dragash në duart e gjyqtarit me 1.367 lëndë
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Kontesti 14-vjeçar për 22 mijë hektarë në Dragash në duart e gjyqtarit me 1.367 lëndë

Një javë më parë KOHA raportoi se si projekte të mëdha në Dragash po refuzohen për shkak të kontestit juridik që Komuna ka me AKP-në për 22 mijë hektarë tokë prej 14 vjetësh. E ky kontest mund të marrë edhe disa vite në Dhomat e Posaçme të Supremes, pasi lënda i është ngarkuar një gjyqtari që i ka në trajtim edhe rreth 1.400 të tjera.

Opoja.net Opoja.net 4:16 - 17/04/2023 Opoja
Ndaje

Komuna e Dragashit dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit që nga viti 2009 janë në kontest juridik për 22 mijë hektarë tokë. E deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje mund të shkojnë edhe disa vite, pasi gjyqtari i ngarkuar me këtë lëndë i ka edhe 1.367 të tjera.

Në një përgjigje nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Supreme, thuhet se lëndët e vjetra kanë përparësi, e që kjo e Dragashit nuk është në mesin e tyre.

Kontesti fillimisht u trajtua në gjykatat lokale, e më 2015 lënda iu nda Kolegjit Pronësor të Supremes.

“Pas hyrjes së ligjit në fuqi, të gjitha lëndët në DHPGJS i janë nënshtruar shortit. Lënda C-III-15-0971 i është nënshtruar shortit me datë 16.01.2020. Gjyqtari qe është i ngarkuar me këtë lëndë, i ka në punë gjithsej 1.367 lëndë. Si rrjedhim, përparësi kanë lëndët e vjetra, nga viti 2008 deri në vitin 2014. Lënda C-III-15-0971 do të trajtohet sipas radhës”, thuhet nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, është ankuar se moszgjidhja e këtij kontesti po i kushton komunës me ikje të investitorëve.

Pronat, sipas tij, ishin të Komunës së Dragashit, por në vitet 1960 ato iu dhanë në shfrytëzim ndërmarrjes shoqërore “SharrProdhimi”.

Xheladini thotë se më pas, me falsifikim, prona iu bart ndërmarrjes.

Më 2009, Asambleja Komunale e Dragashit shfuqizoi aktvendimin dhe pronën ia ktheu komunës. Këtu ndërhyri Agjencia Kosovare e Privatizimit, duke e paditur komunën për veprim të jashtëligjshëm.

“Për këtë veprim joligjor të Komunës së Dragashit, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka ndërmarrë veprime ligjore, ka dorëzuar padi në Gjykatën Kompetente – lënda gjendet në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme – akoma nuk ka ndonjë vendim final mbi këtë çështje”, thuhet nga AKP-ja.

Vendimi u mor në kohën sa komuna qeverisej nga PDK-ja. Xheladini që vjen nga radhët e LDK-së, e çmon guximin e partisë rivale.

“PDK-ja e ka bërë këtë veprim dhe ma merr mendja këtë veprim që e ka bërë, ky është veprim i ligjshëm sepse pronat janë bartur jo ligjshëm nga Kuvendi Komunal në pronësi të ‘Sharr Prodhimit’ për arsye se Kuvendi Komunal i para luftës dhe pushteti i atëhershëm ia ka dhënë ‘Sharr Prodhimit’ në shfrytëzim këto prona dhe si pasojë e kësaj ne si Kuvend Komunal dhe si Komunë nuk kemi prona fare”, tha Xheladini.

KOHA, një javë më parë, ka raportuar se si një projekt i madh me investitorë austriakë ka dështuar për shkak të çështjes së pazgjidhur të pronës. E sipas Xhaldinit, nuk bëhet fjalë për një, por për shumë projekte që komuna i ka humbur.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


Opoja.net 4:16 - 17/04/2023 4:16 - 17/04/2023

Rubrika për Opojën

Sqarim nga Drejtori i Radio Sharrit, Beqir Beqaj

REAGIM ZYRTAR – Kryetari Xheladini sqaron opinionin publik pas deklaratës së drejtorit të Radio Sharrit

Blogu i ditës

LIVE
Sqarim nga Drejtori i Radio Sharrit, Beqir Beqaj
23:37 - 02/07/2025 Opoja
REAGIM ZYRTAR – Kryetari Xheladini sqaron opinionin publik pas deklaratës së drejtorit të Radio Sharrit
23:27 - 02/07/2025 Opoja
PDK Dragash reagon ndaj qëndrimit të Kryetarit për Radio “Sharrin”
23:14 - 02/07/2025 Opoja
Kabinet i ri i Infermierisë në SHML “Ruzhdi Berisha” – Investim për të ardhmen e nxënësve
19:22 - 02/07/2025 Opoja
A lejohet që nusja e re t’ua merr dorën grave?
0:39 - 02/07/2025 Artikuj
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Opoja

Sqarim nga Drejtori i Radio Sharrit, Beqir Beqaj

9 Min. Leximi
Opoja

REAGIM ZYRTAR – Kryetari Xheladini sqaron opinionin publik pas deklaratës së drejtorit të Radio Sharrit

2 Min. Leximi
Opoja

PDK Dragash reagon ndaj qëndrimit të Kryetarit për Radio “Sharrin”

3 Min. Leximi
Opoja

Kabinet i ri i Infermierisë në SHML “Ruzhdi Berisha” – Investim për të ardhmen e nxënësve

1 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:    

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?