Opoja.net

Koranavirusi dhe paralajmërimet e Islamit për epidemitë

Islame
Koranavirusi dhe paralajmërimet e Islamit për epidemitë

Mr. Ragmi Destani

Në tridhjetë vitet e fundit janë shtuar rastet e përhapjes së virusëve vdekjeprurëse, të cilat po shpërndahen shumë shpejt. E fundit nga këto është Virusi Korona, i cili u përhap në Kinë e pastaj kaloi në shumicën e shteteve të botës.

Në kohët tona ja paraqitur disa viruse që nuk ishin të njohura më parë si psh: Aids – Sars – çmendja e lopëve – gripi i shpezëve – gripi i derrave – ibola etj.

Organizata botërore e shëndetësisë vetëm në pesë vitit e fundit ka regjistruar mbi 1100 viruse dhe epidemi nëpër vende të ndryshme të botës.

Allahu i lartëmadhëruar shumë prej këtyre epidemive i jep lejen e parandalimit dhe izolimit të saj nga njerëzit përmes vaksinave etj.

E nëse Zoti ka lejuar që nga këto epidemi të merren shumë jetë të njerëzve, atëherë njerëzit nuk do të mund ta parandalojnë dhe ta eliminojmë vetëm pas një kohe të gjatë.

Prejardhaja e virusëve shpesh është e paqartë, por tradicionalisht dhe në aspektin historik sipas të dhënave ai vjen nga sëmundje të minjve apo shtazëve të tjera, e të cilat pastaj i bartin lakuriqët në grupe të tjera të minjve apo shtazëve tjera, e pastaj i bartin edhe te njerëzit përmes gjakut, ku më pas krijohen bakteriet infektuese dhe përhapen te njerëzit.

Po ashtu Virusi COVID 19 ose KORONA VIRUSI i cili u bë pandemi globale që ka prekur gati të gjitha shtetet e botës, sipas ekspertëve, shkaktarë janë lakuriqët nga një treg në Wuhan në Kinë ku konsumoheshin minjtë dhe gjarpërinjtë.

Shumë shkrime tjera nga ekspertë dhe analistë të shumtë pohojnë se Koronavirusi lindi në një laborator në Wuhan në Kinë, ose u krijua nga laboratori Kanadez WINNIPEG i cili dërgoi mostra të drejtpërdrejta në Kinë.

Pasi arriti në Kinë, ky Koronavirus u modifikua qëllimisht dhe u lëshua nga instiruti Wuhan i Virologjisë.

Sipas gazetës “ TGCOM24” italiane, SHBA, Kina dhe Rusia bëjnë të tilla eksperimente në rast se do i duhen armë biologjike në një luftë të mundshme, thotë drejtori i kësaj gazete Paolo Liguori.

Si do që të jetë, kjo nuk është e rëndësishme tash, por e rëndësishmë është se kjo epidemi është prezente, e rrezikshme dhe po merr çdo ditë jeta të shumta të njerëzve.

EPIDEMITË DHE ÇFARË KA THËNË FEJA ISLAME PARA 14 SHEKUJVE

Pejgamberi i fesë islame Muhamedi s.a.v.s. ka folur shumë për epidemitë e viruseve kur i godasin popujt para se të ndodhin ato, e të cilat porosi i përgjigjen plotësisht çdo kohe dhe shoqërie nëse ndodhin.

MASAT PREVENTIVE

NDALESA E LËVIZJES DHE VETËIZOLIMI

Sipas Islamit, oshtë obligim fetar që çdo qytetar ti respektojë vendimet e organeve kompetente shëndetësore dhe shtetërore për vetë izolim, për mos dalje dhe veprimet e tjera higjienike të pastërtisë dhe kujdesit të tubimeve dhe qëndrimeve me njerëz, që të mos preket me virusin dhe të mos bëhet shkaktarë i përhapjes së virusit te të tjerët.

Thotë Muhamedi s.a.v.s. “ Nëse bie Murtaja në një vend dhe ju jeni aty, mos dilini nga aty që të ikni nga ajo. E nëse bie në një vend tjetër, mos hyni aty “. ( Buhariu dhe Muslimi ).

Gjithashu ia ka ndaluar edhe njeriut të shëndoshë që të dalë nga ai vend deri sa të përfundon epidemia, që të mos e infekton dikë tjetër. Sepse ai mund të jetë i sëmurë dhe ende nuk e ka hetuar akoma.

Pastaj sipas porosisë së Muhamedit s.a.v.s. “ Ndalohet që i sëmuri të viziton të shëndoshin “.

Nga kjo kuptojmë se vetëizolomi dhe qëndrimi në karantinë janë edhe obliglime fetare para se të jenë obliglime shtetërore.

Gjithashtu i ndalohet rreptësisht të flasë pa njohuri dhe të përhapë dezinformata në shoqëri.

QËNDRIMI VETËM DHE NË DISTANCË

Feja islame këtë e ka paraparë qysh atëherë. Kishte ndodhur Epidemi në Egjipt në kohën e udhëheqësit musliman Amr bin El‘aas. Ai mënjëherë i kishte urdhëruar njerëzit të shpërndahen dhe të qëndrojnë nëpër male deri sa të përfundon epidemia. Kështu epidemia përfundoi më lehtë dhe pati shumë pak viktima.

TË BËJMË SABËR NË KËTË SITUATË DHE TI MBËSHTETEMI ZOTIT

Ka thënë Pejgamberi Muhamedi s.a.v.s.: “ Gjithkush prej jush që sprovohet me epidemi dhe qëndron në vendin e tij me sabër dhe mbështetje te Zoti, pastaj e ka bindjen se ndodh vetëm ajo që e ka paraparë Zoti të ndodhë: Ai e ka shpërblimin e një dëshmori „

PEJGAMBERI MUHAMEDI S.A.V.S. KISHTE PARALAJMËRUAR NDODHJEN E EPIDEMIVE

Ka thënë Pejgamberi Muhamedi s.a.v.s. “ Ummeti im do të pakësohet me vrasje dhe epidemi (murtajë) „ ( Transameton Ahmedi )

KUSH VDES NGA EPIDEMIA LLOGARITET DËSHMORË

Ka thënë Pejgamberi Muhmaedi s.a.v.s.: “ Epidemia e bën dëshmorë çdo besimtar “

Pastaj thotë: “ Dëshmorët janë pesë llojë: Nga epidemia, nga dhimbja e barkut, nga mbbytja në ujë, ai që bie nga lartësia dhe ai që vritet në luftë për hirë të Allahut “.

( Inbu maxheh dhe ibnu Davudi )

A ËSHTË EPIDEMIA DËNIM NGA ZOTI

Nuk lejohet nga askush që të konstaton se është kështu, sepse kjo është çështje e Zotit, e cila bën pjesë në padukshmëri. E kushdo që pohon të kundërtën, ka përhapur panik dhe frikë, e që janë të ndaluara rreptësisht në kohë të krizave.

Se ndoshta mund të jetë sprovë, e sprova bie në ata që i do Zoti dhe do që ti pastron nga të këqijat dhe ti afron tek Ai.

Edhe pse ka disa hadithe që paralajmërojnë epidemi kur njerëzit bëjnë marrëzira dhe veprime të ndyta dhe i publikojnë ato; megjithatë kjo është punë e Zotit që vetëm Ai e di pse bëhet kjo, e neve nuk na lejohet të gjykojmë dhe të përcaktojmë shkakun e ndodhjes së tyre.

Psh. Një hadith: “ Thotë Muhmaedi s.a.v.s.: Nëse përhapen veprimet e ndyta ( prostitucioni, homoseksualizmi etj ) në një popull, aty do të përhapen epidemitë dhe sëmundjet shkatërruese që nuk ishin më parë “.

Kjo më shumë nënkupton sëmundjet direkte nga këto veprime si psh. AIDS dhe sëmundje infektive tjera që burojnë nga këto veprime.

ÇFARË DUHET TË BËJMË NE SI MUSLIMAN KUR JEMI NË GJENDEJ EPIDEMIE

– T’i drejtohemi Zotit me kërkimfalje ( ESTAGFIRULLAH ) dhe pendim për çdo gabim që e dimë dhe që nuk e dimë.

– Të bëjmë lutje Zotit për vete dhe për të gjithë njerëzit që të mos goditemi nga epidemia

– T’i respektojmë udhëzimet e organeve kompetente dhe shëndetësore në të gjitha çështjet, sepse në këso raste obligohemi edhe fetarisht.

– Të falim namaz nate me dua pas namazit, për të dalë sa më lehtë nga kjo sprovë.

– Të kuptojmë se kjo është një ushtri e Zotit shumë e vogël, ose e padukshme që e sfidon njerëzinë me frikë dhe vdekje.

– T’i duam familjarët tanë, dhe të lidhemi me ta dhe me të gjithë njerëzit, sepse nuk i dimë pasojat e epidemisë..

– Ta falënderojmë Zotin për shëndetin dhe sigurinë që kishim, dhe të kujtojmë se sa ka vlerë shëndeti dhe jeta e qetë, dhe ti shfrytëzojmë ato sa të mundemi për të mirë.

– Kohën e izolimit ta shfrytëzojmë me lexim, adhurim, mirësi në familje, dobi në shoqëri etj.

NËSE KORONAVIRUSI ËSHTË PRODHIM NJERËZORË, ATËHERË ATA MBAJNË PËRGJEGJËSI PARA ALLAHUT PËR TË GJITHA VDEKJET !!

Sipas haditheve të shumta të Muhamedit s.a.v.s. përgjegjesi për vrasje nuk mban vetëm vrasësi direkt, por edhe vrasësi indirekt, qoftë edhe përmes një fjale.

Kështu që shkaktarët do të llogariten ashpër para Allahut,, muslimanët do të shkojnë shehid,, jo muslimanët do të kenë lehtësime tek Allahu dhe kontribuesit, si mjekët dhe të gjithë të tjerët, do të shpërblehen me shpërblim të madh në këtë botë dhe në botën tjetër.

EPIDEMIA NË HISTORINË ISLAME

Vetëm në shekullin e parë të islamit njerëzit janë sprovuar me katër epidemi të mëdha:

1. Epidemia në vitin e 6 të vitit islamik, ku e preku vendin dhe popullin Persian, e nuk depërtoi në Medine. Sipas haditheve të Muhamedit s.a.v.s. qyteti i Medines është i mbrojtur nga epidemitë, por mund të goditet nga gjëra të tjera.

2. Epidemia e quajtur AMVAS në tokat e Shamit ( shteti i Sirisë sot ) në vitin 18 islamik.

Kjo epidemi mori jetën e rreth 25 mijë njerëzve.

Nga kjo epidemi vdiqën një numër i shokëve të Muhamedit s.a.v.s. si Muadh ibnu xhebel, Ebu Ubejda, Fadl ibnu abas etj.

3. Epidemia e quajtur EL XHARIF në vitin 69 islamik, në kohën e udhëheqësit të asaj kohe Abdullah ibnu Zubejr.

Kjo epidemi zgjati vetëm tri ditë, por mori jetën e mijëra mijëra njerëzve.

4. Epidemia e quajtur me Epidemia e vashave ose i të ndershëmve në vitin 87 islamik, pasi që filloi me vdekjen e vajzave dhe mori jetën e shumë udhëheqësve dhe njerëzve me autoritet.

Kjo ishte në tokat e Shamit dhe qytetin Basra dhe Kufe në Irak.

Pak pas kësaj epidemie vdiq udhëheqësi Abdul Melik ibnu Mervan.

Pastaj epidemi të tjera gjatë periudhave të ndryshme të historisë islame ku morrën jetë të shumë e shumë njerëzve, ashtu siç kishte paralajmëruar Pejgamberi Muhamedi s.a.v.s.

Pra, historia njerëzore ka njohur gjithmonë epidemi të cilat kan marrë shumë jetë të njerëzve, por në kohën bashkohore me përparimin e mjekësisë dhe me lejen e Alalhut po arrihet që të izolohen dhe të mos marrin shumë jetë të njerëzve.

Andaj, nëse veprojmë sipas udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, e të cilat pra ishin edhe porosi të Pejgamberit Muhmamedit s.a.v.s. para 1400 viteve, do të kalojmë sa më lehtë me ndihmën e Zotit.

(Islampress)

Loading...

Mos i humb

E dini duan (lutjen) e cila është ilaç për çdo brengë dhe pikëllim?

Kushtrim Guraj

Istigfari i akshamit dhe sabahut

Kushtrim Guraj

Nuk është me rëndësi a je luan apo gazelë, e rëndësishme është që të vraposh

Kushtrim Guraj

Pranoje jetën ashtu siç është, do të jesh më i lumturi

Kushtrim Guraj

Surja Kehf dhe paraqitja e Dexhallit

Kushtrim Guraj

Dobësia e trupit është në sëmundjen e rëndë, kurse dobësia e zemrës është në mëkatbërje

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net