Koronavirusi: Pronari i MEKA-së paguan tatimet ani pse shteti vendosi shtyerjen e tyre

Opoja.net Opoja.net Opoja

Pronari i kompanisë “Meka” e cila bën prodhimin e produkteve të mishit Burim Piraj, ka bërë të ditur se kjo kompani ka kryer obligimet tatimore ndaj institucioneve përkatëse.

Piraj ka pohuar se kompania e tij do t’i kryej obligimet ndonëse institucionet kanë paralajmëruar lehtësime për bizneset për të paguar tatimet në kohën e koronavirusit.

Në publikimin e tij në facebook, Piraj thekson se ka vendosur që obligimet e tyre të inkasohen në buxhetin e republikës.

Publikimi i plotë i pronarit të komapnisë “MEKA”:

Unë si drejtor i MEKA Halal Food ( MEKA shpk ) i falënderoj institucionet e Republikës shumë që kanë vendos të bëjnë shtyrjen e pagesës së detyrimeve tatimore për këtë muaj mirëpo duke e pas parasysh se vendi po kalon në një krizë shumë të madhe e cila do të ketë pasoja ekonomike të ndjeshme në të ardhmen dhe duke e ditë se do të ketë dhe të hyra buxhetore më pak edhe pse nuk posedoj pasuri rezervë jashtë asetëve të kompanisë kam vendos që obligimet tona të inkasohen në buxhetin e republikës në afatin e rregullt dhe javën që shkoi i kemi paguar të gjitha detyrimet.

E falënderoj të Madhin Zot që na ka mundësuar të japim sado pak kontribut si familje dhe si firma MEKA që vendit tonë t’ia lehtësojmë gjendjen në të cilën gjendet.

E lusim të madhin Zot që sa më parë vendit ti kthehet normaliteti dhe të shërohen të sëmurët sa më parë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-