Opoja.net

Kosova dhe Oscari

Opinione
Kosova dhe Oscari

Autor: Korab Lecaj

Jemi vetëm dy milionë banorë. Jetojmë në 10 mijë metra katrorë. Një vend i vogël, i varfër, i traumatizur nga lufta. Vend që dita-ditës provon të ecë vetëm, pa u mbajtur nga askush.
Jemi shoqëri që në vazhdimësi kërkojmë shtigje për një jetë më të mirë. Jemi një vend ku ende dëgjohet era e barotit dhe vajtimet e luftës.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Ky vend, që është një pikë e vogël në hartën e madhe të botës, tash është krahasuar me vendet që kanë nga 300 milionë banorë; me vendet që kanë shkelur në Hënë; me vendet që kanë arsenal bërthamor; me vendet që e kanë zbuluar Coca-Colan; me vendet që e prodhojnë Mercedesin… Shumë prej këtyre vendeve, Kosova i ka shkelur, i ka kapërcyer dhe është nominuar për çmimin Oscar, me filmin e shkurtër “Shok”.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, çdo vit, prodhohen mijëra e mijëra filma të shkurtër e të gjatë artistikë. Gjithashtu, në Evropë, Azi, Afrikë… Paramendojeni çfarë konkurrence është për t’u nominuar për çmimin Oscar.

Ju që nuk merreni me film e festivale, ide se keni se çfarë gare, lobimi, “lufte” bëhet për t’u futur aty. E ne tashmë kemi hyrë, jemi nominuar, me meritë. Prandaj, kjo është arsyeja pse duhet ne të gëzohemi, të festojmë.
A e dini dhe pse duhet të festojmë?

Sepse në Ceremoninë e 88-të të ndarjes së çmimeve Oscar, do të flitet edhe shqip. Emrin Kosovë do ta dëgjojnë më shumë se një miliardë njerëz. Po aq njerëz do ta shohin filmin që flet për luftën e fundit në Kosovë.
Ky vend i vogël, thjesht do të jetë në qendër të vëmendjes.
Artistët tanë do të ulën në një sallë me Steven Spielberg, Leonardo DiCaprio, Tom Hanks, Cate Winslate, James Cameron, Hans Zimmer, Jack Nicolson, Alejandro Inarritu e shumë yje të tjerë të kinematografisë.

Thjesht, Kosova do të renditet me vendet e tjera të botës. Dhe, jam shumë i sigurt se, më 28 shkurt, kur edhe do të ndahen çmimet Oscar, të gjithë do të jemi në ethe, sepse gjasat që të fitojmë janë të mëdha. Gjithsesi pak do te lutemi edhe për Leonardo DiCaprion.
Sinqerisht, shumë kisha dashur që atë statujën e artë ta shoh duke zbritur në Aeroportin “Adem Jashari”. Fort bukur i kish ndejtë këtij vendi të vogël, me pretendime të mëdha.

Ku është akti/dokumenti origjinal i pavarësisë së Shqipërisë?!

Fari Kolloni

Kosova dhe sfidat në periudhën e pasluftës

Opoja.net

Një histori e shkurtër e fshatit Plavë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net