Kosova i nis kualifikimet në mënyrën më të keqe, mposhtet bindshëm nga Suedia

Opoja.net Opoja.net Sport

Kosova është mposhtur bindshëm 3:0 nga Suedia, në ndeshjen e saj hapëse në kualifikimet për Kupën e Botës 2022, e cila u përshkua nga gabime shumë të kushtueshme në mbrojtje, shkruan Sinjali Sport.

Ludwig Augustinsson dhe Alexander Isak nga një herë në pjesën e parë dhe Sebastian Larsson nga penalltia në pjesën e dytë shënuan për t’ia siguruar Suedisë fitoren ndaj Kosovës të dielën në Prishtinë.

Kosova po vinte e motivuar në këtë takim, pasi e kishte mposhtur Lituaninë 4:0 në një ndeshje miqësore në mesjavë, por e vetedjshme që mungesat e mëdha si kapiteni Amir Rrahmani, Ibrahim Dresevic në mbrojtje, Valon Berisha e Herolind Shala në mesfushë.

Grupit B i prin Suedia me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja me katër dhe Greqia me një. Kosova dhe Gjeorgjia janë pa pikë./Gazeta Sinjali Sporti/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-