Kosova përballë Spanjës e Suedisë, Qeqa Krelani nuk pret rezultat pozitiv

Opoja.net Opoja.net Sport

‘Dardanët’ do të luajnë ndaj Spanjës, Suedisë, Greqisë dhe Gjeorgjisë, në kuadër të Grupit B.

Shortin e botërorit për Gazetën inFokus e ka komentuar edhe gazetarja e njohur, Qeqa Krelani, e cila ka thënë se ky grup është i ëndrrave.

Tutje Qeqa ka potencuar se me Spanjën dhe Suedinë kosovarët mund të dalin vetëm në foto, pasi nuk pret rezultat pozitiv.

“Unë e shoh me shumë qetësi, sepse e di që me Spanjën dhe Suedinë mund vetëm të dalim në fotografi se për rezultat nuk pres asgjë. Por e bukura e gjithë kësaj është që nuk kemi nevoje me te bëhemi tifozë të Spanjës apo Suedisë, por kemi Kosovën tonë për të cilën do të bëjmë tifo pa marrë parasysh rezultatet”, deklaroi Krelani për Gazetën inFokus.

Ndeshjet e parë Kosova pritet ta luaj me 24 apo 25 mars të vitit 2021.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-