Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Gjeorgjinë, e cila luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Stërvitja e sotme u zhvillua nën rrebeshin e shiut, por kjo nuk i pengoi futbollistët që të kryejnë ushtrimet e zakonshme dhe të marrin instruksionet e fundit në fushë nga përzgjedhësi Bernard Challandes.
Kosova është nikoqire e Gjeorgjisë nesër nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri”.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.