Krasniqi i bindur para deputetëve: ShSKUK-ja asnjë ditë s’ka mbetur pa oksigjen

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

U.d i drejtorit të
ShSKUK-së, Valbon Krasniqi në Komisionin për Shëndetësi është përgjigjur interesimit
të deputetëve për furnizimin me oksigjen, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se
muajin korrik kanë arritur të sigurojnë 20 mijë litra me oksigjen të lëngshëm
nga kompania e kontraktuar.

“Gjatë muajit
shtator kemi marr donacione me oksigjen. Kemi vizituar dhe bërë evidentim në
disa spitale nëse ka humbje dhe kemi kërkuar shpenzim në mënyrë
racionale”, tha ai.

Sipas tij, ShSKUK-ja
asnjë ditë s’ka mbetur pa oksigjen dhe se kjo situatë do të përmirësohet.

Për situatën
aktuale Krasnqi tha se gjendja momentale me oksigjen është stabile dhe se kanë
marrë masat e duhura.

“Vështirësi ka
pasur, por ne kemi marr të gjitha masat që të ketë furnizim me oksigjen”.

Sa i përket
furnizimit me oksigjen nga kompanitë e palicencuara për spitalet rajonale ai
nuk ka dhënë ndonjë informacion, raporton EO.

Ai tha se mbetet
shqetësuese për ta vdekjet e qytetarëve nga Covid-19. Krasniqi ka thënë se nuk
pajtohet që klinikat e ShSKUK-së janë bërë vatër e infeksionit.

Drejtori i ShSKUK-së
ka thënë se ka vështirësi në furnizimin me barna. Ai thotë se ka vështirësi në furnizim
nga kompanitë por jo për shkak të mosplanfikimit.

“Për të gjitha
barnat anti-Covid kemi kontrata të nënshkruara”, tha ai.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-