Krasniqi i VV: Politika nuk është privilegj, po është përgjegjësi!

Opoja.net Opoja.net Opinione

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash, Laurat Krasniqi ka thënë se në Komunën e Dragashit ende ekziston mendësia se kyçja në politikë të pasuron.

Krasniqi shprehet se është i vetëdijshëm që politika kështu ka funksionuar në të kaluarën, por sipas tij jo domosdoshmërisht duhet të pajtohemi me këtë situatë.

Zyrtari i Vetëvendosjes në Dragash ka thënë se sipas idesë së tij, vetëm duke udhëhequr biznes mund të bëhesh milioner, e angazhimi politik të varfëron.

Shkrimi i asambleistit të VV-së, Laurat Krasniqi

Të shumtë janë qytetarët e funksionarët në Sharr të cilet më sygjerojnë ta përdori angazhimin politik si mjet për rahatim për veten dhe të përfitoj një post insitucional, si këmbim për rrezultatin elektoral të marrë në zgjedhje nga organizata jonë politike.
Jam i vetëdijshëm se kështu ka funksionuar politika në të kaluarën, por jo domosdoshmërisht duhet të pajtohemi me këtë situatë.
Këta qytetarë janë votues të këtyre subjekteve, të cilët këta funksionar i kanë emëruar në këto pozita si pjesë e pazarave elektorale e jo si meritë e përgatitjes së tyre profesionale, të njëjtët qytetarë kur të shohin duke udhëtuar me transport publik habiten nga një fakt i tillë.

Këta qytetarë postin e shohin si privilegj e jo si përgjegjësi, andaj përpjekja për ndryshim të kësaj mëndësie shoqërore duhet te vazhdoj.

Ps. Në idenë time vetëm duke udhëhequr biznes mund të bëhesh miloner, e angazhimi politik të varfëron, dhe kështu duhet të jetë, kur përmes politikës synon të bëhesh shërbëtor i popullit, jo zhvatës i tijë!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-