Mevludin Krasniqi nga Brezna, i cili për një kohë të gjatë ka ushtruar funksione të rëndësishme shtetërore ka reaguar për debatin e kohëve të fundit për mundësin e formimit të ashtuquajturës ‘Komuna Gora’, shkruan OpojaSot.com.
Ish-zëvendësministri në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), i cili ka qenë edhe zëvendësministër edhe në Ministrinë e Shëndetësisë ka hedhur poshtë mundësinë e formimit të ‘Opština Gora.
Ai përmes një shkrimi ka deklaruar se ‘Opština Gora’ ka ‘ikur’ e turpëruar nga Dragashi bashkë me strukturat policore dhe ushtarake të Serbisë në qershor të vitit 1999!. /OpojaSot.com
Më poshtë po e japim shkrimin e tij të plotë
“Opština Gora, thashetheme apo realitet!”
Ditë më parë edhe unë lexova mbi “mundësinë (kushtëzimin)” e krijimit të një komune të re në Republikën e Kosovës, Komuna e Gorës, për të siguruar “ca” vota për “demarkacionin…”!
Por, unë s’besoj në këtë, të paktën s’besoj se politika e Kosovës e ka vizion, që në emër të përmirësimit të “gabimeve” të bëjë gabime të reja!
Për të rikujtuar “ata” që kanë harruar, as Milosheviqi nuk ka arritur t’a jetësoj këtë projekt fatkeq!
“Opština Gora” ka “ikur” e turpëruar nga Dragashi bashkë me strukturat policore dhe ushtarake të Serbisë në qershor të vitit 1999!
Mevludin Krasniqi
Mevludin Krasniqi
Të freskëta ende janë përjetimet e dhunës dhe shtypjes nga ai pushtet kriminal!
Për më tepër, kundër kësaj “ideje” që të formohet në këtë mënyrë kjo komunë, janë edhe vet shumica e qytetarëve të trevës Ilire të Gorës!
Bile, jo pa sakrificë, një pjesë e qytetarëve dhe subjekteve të përgjegjshme politike të Gorës janë bërë pjesë e shtetndërtimit të Kosovës!
Ata tanimë janë pjesë aktive e institucioneve lokale dhe qendrore të vendit tonë. Shteti i Kosovës, është kujdesur që ata t’i kenë të gjitha të drejtat qytetare dhe të përfaqësimit, deri edhe te arsimimi i tyre universitar!
Dhe kjo “thashetheme”, sigurisht ka rrjedhur nga një grup interesash që edhe sot në mënyrë klienteliste dhe klandestine, i përdorin institucionet ilegale të të ashtuquajturës “Komuna e Gorës”!
Kjo pjesë manipulatorësh politikë, janë armiqtë e vërtetë të Gorës, ata, në “emër të mbrojtjes së gabimeve të baballarëve të tyre, me çdo kusht po mundohen t’a cenojnë edhe të ardhmen e fëmijëve të tyre”!
Nëse “dikush” mendon ndryshe, unë them se kjo nuk guxon të ndodh, sepse siç e thash më lartë, “ata” i kemi dëbuar bashkë me Millosheviqin dhe sojin e tij, edhe nga Gora edhe nga Kosova!
Dhe sot Dragashi, para çdo gjëje tjetër ka nevoj për mbështetje, për investim, për punësim, për zhvillim!
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.