Kryetari, Bexhet Xheladini, i pikëlluar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe humbjen e jetës së policit Afrim Bunjaku

Opoja.net Opoja.net Opoja
Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e jetës së rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e një pjesëtari tjetër të Policisë së Kosovës, nga sulmi terrorist i strukturave kriminale ndaj policisë sonë që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Sulmet e tilla kanë për qëllim destabilizimin e veriut të Republikës së Kosovës dhe përbëjnë kërcënim direkt mbi rendin dhe sigurinë e shtetit. Andaj, të gjithë duhet të jemi të bashkuar për dënimin e këtij akti terrorist dhe t’u bëjmë thirrje autoriteteve që kriminelët sa më shpejt t’i nxjerrin para drejtësisë.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e policit të vrarë, ndërsa shërim të shpejtë dhe të lehtë për policin Alban Rashiti, të plagosur gjatë kryerjes së detyrës!
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-