Kryetari Bexhet Xheladini, Inspekton punimet në ShFMU dhe QKMF, një angazhim për përmirësimin e Infrastrukturës Shëndetësore dhe Arsimore

Opoja.net Opoja.net Opoja

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka kryer një seri vizitash në institucione të rëndësishme në komunën e tij, duke theksuar angazhimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe arsimore në zonë.

Vizita e tij ka filluar me një inspektim të punimeve në Shkollën Fillore dhe Mesme të Bashkuar “Fetah Sylejmani” në Dragash, ku aktualisht po kryhet një proces i renovimit të kësaj institucioni të arsimit. Kryetari Xheladini ka shprehur gëzimin e tij për këtë projekt që do të sjellë një mjedis më të mirë mësuese për nxënësit e komunës së Dragashit.

Pas vizitës në shkollë, Kryetari Xheladini ka vazhduar me një tjetër vizitë në Çerdhen e Fëmijëve në Dragash, ku ka shfaqur interes dhe përkushtim për mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve të komunës.

Në vazhdim, ai ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ku ka pasur një takim me stafin udhëheqës të kësaj qendre shëndetësore. Kryetari ka biseduar me ata rreth ecurisë së punës dhe shërbimeve të ofruara për qytetarët dhe ka ndarë planet për rregullimin e oborrit të kësaj qendre, pasi ka përfunduar me sukses renovimi i brendshëm.

Kryetari Bexhet Xheladini ka theksuar rëndësinë e investimeve në arsim dhe shëndetësi për komunitetin dhe ka premtuar përkrahjen e vazhdueshme të administratës së tij për përmirësimin e kushteve për qytetarët e Dragashit. Ky angazhim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së komunitetit dhe infrastrukturës së qytetit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-