Kryetari Bexhet Xheladini mbajti takimin e parë me Qendrën Emergjente Lokale

Opoja.net Opoja.net Opoja

Pas themelimit të Qendrës Operative Emergjnete Lokale për zbatimin e masave preventive ndaj sëmundjes epidemiologjike Covid 19 , Kryetari i Komunes së Dragashit z.Bexhet Xheladini mbajti takimin e parë me përfaqësuesit e këtij organi të përbërë nga këta Anëtar:

Bexhet Xheladini-Kryetar i Komunës-Kryesues
Resul Fetahu-Nënkryetar i Komunes-Anëtar
Nënkryetari nga radhët e Komuniteteve-Anëtar
Drejtorët e Drejtorive Komunale-Anëtar
Shaqir Uka-Komandant i Stacionit Policor në Dragash-Anëtar
Adem Emini-Zyrtar Ligjor-Anëtar
Armend Piraj-Inspektor Komunal-Anëtar
Ramadan Jashari Drejtor i QKMF-Anëtar
Uzair Hamza-Zyra e Komuniteteve-Anëtar
Driton Qengaj-Kryetar i Bashkësis Islame në Dragash-Anëtar
Muhamer Rexhepi-Perfaqesues i Kryqit të Kuq

Duke u bazuar në diskutimet e tyre, të dhënat statistikore që ata sollën dhe propozimeve të dalura nga ky takim, u arritën këto konkluzione:
1. Të zbatohen masat e IKPSh si:Bartja e maskës,dezinfektimi i rregullt i duarve , distanca dhe vaksinimi.
2. Të zbatohen masat në fuqi ,në lidhje me kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00-05:00.
3. Qytetarët te cilët kan nevojë të lëvizin jasht këtij orari të aplikojnë në këtë e-mail zyrtarë për leje: qendraoperativedragash@rks-gov.net
4.Të themelohet një ekip mobil nga Drejtoria për Shëndetësi për të kryer testime për Sars Cov 2 Rapid Test, nëpër shkolla dhe në teren.
5. Të vazhdojë monitorimi i situates epidemiologjike nëpër shkolla dhe të merren vendime në bazë të situatës.
6.Inspektoriati në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të monitorojë nga afër zbatueshmërinë e masave te vendosura nga Qeveria e Kosovës ,lidhur me masat preventive kundër Covit -19

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-