Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, priti sot në një takim zëvendësministrin e Shëndetësisë, z. Arsim Berisha, në një nismë të rëndësishme për të përmirësuar shërbimet mjekësore në komunën e tyre. Kryetari Xheladini kërkonte mbështetjen e zëvendësministrit për një sërë iniciativash që do të përmirësonin shërbimet shëndetësore në komunën e Dragashit.
Në takim, u bisedua për nevojën e blerjes së një Mamografi Mobil, sigurimin e një ultrazëri me program gjinekologjiko-akusherik me tri sonda, angazhimin e një radiologu në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ofrimin e mundësisë për analizën e PapaTestit për gratë e komunës, sigurimin e një automjeti për pacientët e dializës, si dhe furnizimin e mëtejshëm me barëra të nevojshëm. Këto masa janë thelbësore për të siguruar kujdesin mjekësor të nevojshëm dhe shëndetin e qytetarëve të komunës.
Pas takimit, z. Xheladini dhe z. Berisha vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ku në kuadër të Muajit Rozë të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit është vendosur një Mamografi Mobil. Ky pajisje do të jetë në shërbim të të gjitha grave të komunës së Dragashit që dëshirojnë të bëjnë ekzaminime të nevojshme. Ky hap pozitiv shërben për përmirësimin e diagnostikës së hershme të kancerit të gjirit dhe për t’i ofruar gra të komunës mundësinë e kujdesit mjekësor të specializuar. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.