Opoja.net

Kryetari i Dragashit Shaban Shabani sot priti në takim Kryeministrin Albin Kurti

Opoja
Kryetari i Dragashit Shaban Shabani sot priti në takim Kryeministrin Albin Kurti

Kryetari i komunës së Dragashit z.Shaban Shabani sot priti në takim Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, Ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Besian Mustafa dhe Ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, znj.Emilija Redzepi.

Kryetari Shaban Shabani shpalosi formën se si po e menaxhon kjo komunë situatën e krijuar me virusin Corona. Fati i mirë është që nuk është lajmëruar asnjë rast me COVID-19 në komunën e Dragashit dhe se masat e duhura për parandalim kanë hyrë në funksion menjëherë.

Kryeminstri në detyrë, Albin Kurti, shprehu përkushtimin e Qeverisë në detyrë dhe gatishmërinë për bashkëpunim me nivelin komunal.

“Si qeveri në detyrë jemi të vetëdijshëm që po futemi në një kohë të rëndësishme për prodhuesit tanë, sidomos ata të bujqësisë ku masat e ndërmarra nga qeveria mund të kenë penguar prodhimin e produkteve. Por të gjithë këtë jemi duke e bërë për të shpëtuar jetë njerëzish. Dragashi ka aq shumë mërgimtarë sa mund të thuhet se është edhe një Dragash jashtë tij. Shqetësimi për familjarët është i madh, por këtë situatë nuk e kemi zgjedhur ne. Neve na gëzon fakti që në këtë komunë nuk asnjë të prekur e shpresojmë se do të jetë kështu deri në fund”, tha në fund ai.

Loading...

Mos i humb

Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Dragashit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2020

Opoja.net

Ujërat e zeza vërshojnë fshatin Kapre – Banorët kërkojnë zgjidhje!

Opoja.net

Kërkohet i riu nga Dibra – Dyshohet se është parë në Dragash!

Opoja.net

Komunat do të dalin të dëmtuara nga pandemia

Opoja.net

Persona të paidentifikuar sulmojnë fizikisht imamin e xhamisë në Buzez të Dragashit

Opoja.net

Të gjithë besimtarëve muslimanë urime Fitër Bajrami nga Portali Opoja.net

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net