Kryetari i komunës në Dragash, shpreh ngushëllime për familjarët e pacientes që humbi jetën nga Covid-19

Opoja.net Opoja.net Opoja

E nderuara familje Tërshnjaku, Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të bashkëvendases tonë e cila humbi jetën në përballje me Covid-19.

Në emër timin, shtabit emergjent lokal, qendrës operative lokale dhe të zyrtarëve komunal i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Tërshnjaku, kolegëve, miqve dhe farefisit në këtë kohë të dhembjes së madhe me rastin e ndarjes nga jeta të pacientes e cilla u prek nga Covid-19.
Ky është lajmi për të cilin jam lutur që kurrë mos ta jap për qytetin e qytetarët tanë. Ky armik i padukshëm po vret njerëz pa dallim kudo në botë edhe tek ne.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-