Kryetari i Komunës së Dragashit nderon dëshmorin turk Huseyin Kutlu në ceremoninë përkujtimore të 24-vjetorit të rënies së tij në Kosovë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me pjesëtarë të Kabinetit të tij, mori pjesë në një emocionuese ceremoni përkujtimore për të nderuar dëshmorin turk Huseyin Kutlu, në rastin e 24-vjetorit të rënies së tij gjatë shërbimit të tij në Misionin e NATO-s për paqe dhe stabilitet në Kosovë.

Kryetari Xheladini shprehu lavdinë dhe nderimet më të përzemërta për veprën dhe sakrificën e dëshmorit Huseyin Kutlu në mbështetje të popullit të Kosovës, duke theksuar se Kosova do t’i kujtojë gjithmonë vëllezërit nga Republika e Turqisë dhe të gjitha vendet e botës që ndihmuan në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së saj.

Pas ceremonisë, Kryetari Xheladini organizoi një takim me Ambasadorin e Republikës së Turqisë, ministri i Zhvillimit Rajonal, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Kosovë, ku u nderua edhe kryetari i Këshillit Turk në Kosovë, Koloneli Recai Yilmaz, për kontributin e tij në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe bashkëpunimin e ngushtë me strukturat komunale.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-