Kryetari i komunës së Dragashit Shaban Shabani vazhdon me realizimin e kërkesave të qytetarëve.
Vazhdon investimi në infrastrukturën rrugore:
Rruga që e lidh Dragashin me Prizren dhe rajonin ka pritur 21 vite, deri sa erdhi kryetar komune Shaban Shabani, i cili e realizojë këtë projekt kapital për komunën duke ia shtuar edhe një korsi më shumë.
Po ashtu edhe rruga Zapluxhë-Tyrbe është në fazën përfundimtare dhe pritet të nis puna edhe në rrugën Dragash-Brod.
Përpos infrastrukturës rrugore është investuar edhe në stadiumet shkollore dhe hapja e trotuareve në ato vende ku ekzistojnë mundësitë.
Në shkollën fillore “Sezai Surroi” në fshatin Bellobrad, është bërë një zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të nxënësve, me hapjen e trotuarit, ku frekuentojnë për çdo ditë nxënësit e kësaj shkolle.
Po punojmë me tempo të jashtëzakonshme sepse qëllimi ynë është plotësimi i të gjitha kërkesave të qytetarëve dhe gjithë asaj që e kemi premtuar përmes “KONTRATËS” tonë me banorët e Dragashit, konstaton Shaban Shabani.
Në vazhdim ju sjellim pamjet e reja të asfaltimit të rrugës Zapluxhë-Tyrbe.
Stadiumit të shkollës fillore “Ilmi Bahtjari” Blaq.
Trotuari i shkollës fillore “Sezai Surroi” Bellobrad.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.