Kryetari i Komunës së Dragashit takon komandantin e KFOR-it Turk për të diskutuar bashkëpunimin dhe projektet lokale

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, priti sot në takim komandantin e LMT-së së KFOR-it Turk në Dragash, Kapitenin Gürkan Karaca.

Gjatë takimit, ata diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Komunës dhe LMT-së, procesin e regjistrimit të popullsisë dhe kërkesat e qytetarëve për realizimin e projekteve lokale.

Kryetari Xheladini falënderoi institucionet turke për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe ritheksoi gatishmërinë e komunës për të bashkëpunuar në këtë drejtim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-