Sot, në një ngjarje të rëndësishme për rajonin, kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, në bashkëpunim me zyrtarë të ekzekutivit lokal dhe mbikëqyrësin e punimeve, ka përcjellë nga afër procesin e asfaltimit të metrave të fundit të rrugës Restelicë – Maqedoni e Veriut.
Ky projekt kapital është shumë i rëndësishëm dhe do të përmirësojë shumë qarkullimin dhe lidhjen mes dy vendeve. Ky njoftim vë në dukje përpjekjet serioze të komunës për të përmirësuar infrastrukturën dhe integrimin rajonal, duke siguruar që banorët të kenë një qarkullim më të lehtë dhe të shpejtë në këtë zonë të rëndësishme të Dragashit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.