Kryetari komunës Bexhet Xheladini, priti sot në takim Ambasadorin e Turqisë

Opoja.net Opoja.net Opoja

I nderuari z. Ambasador i Republikës së Turqisë, z. Çaar Sakar, mirë se keni ardhur në Komunën e Dragashit.

Ne kemi nderin dhe ngrohtësinë shpirtërore të ju mirëpresim.
Turqia, ka qenë mike e madhe e Kosovës.
Këtë e ka dëshmuar vazhdimishtë me mbështetjen e sajë të fuqishme ndaj vëndit tonë, si në kohën e para luftës, gjatë luftës dhe pas sajë.
Komuna jonë ka një lidhje shpirtërore me Turqinë, ngase kemi shumë familjarë që jetojnë atje, këtë lidhje më së miri e kanë dëshmuar pjesmarrja e banorëve të Dragashit në betejën e Çanakeles ku shumica e tyre nuk janë kthyer sepse kanë rënë dëshmorë.
Kryetari Xheladini tha se Turqia ka ndihmuar shumë Kosovën dhe Komunën tonë në të gjitha sferat e jetës.
Lidhjet në fushën e arsimit janë ripërtrirë edhe pas luftës ku Turqia me dhjetra student të komunës sonë i ka sponsorizuar me bursa.
Po ashtu në shkollën Maarif (shkollë e Turqisë) në Prizren dhe në Prishtinë ka shumë nxënës që vazhdojnë mësimet.

KFOR-i Turk ka kontribuar shumë në hapjen dhe trasimin e shumë rrugëve të cilat popullata e këtushme i shfrytëzon. Organizata Turke “TIKA” me programet e saja atraktive ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, sidomos me programet për blegtori, për të cilën ndihmë ne jemi shumë mirënjohës.
Shteti Turk ka luajtur një rol të rëndësishëm në kujdesin për sigurinë e vendit në vitet e pas luftës.
Kryetari Xheladini i tha Ambasadorit Turk mbasi shihemi për herë të parë me ju, më lejoni që në këtë rast tu shprehi ngushëllimet e mija juve dhe popullit Turk për dëshmorin Husejin Kutlu, i cili dha jetën gjatë çmontimit të minave të vendosura nga serbet.
Në komunën tonë jetojnë dy komunitete (shqiptar dhe boshnjako goran), ju bëj me dije se në mes këtyre dy komuniteteve asnjëherë nuk ka pasur probleme, ky është një shembull i mirë i bashkëjetesës në vëndin tonë.
Kryetari Xheladini i tha Ambasadorit se komuna jonë është një ndër komunat ma të pa zhvilluara në Kosovë.
Ne po ballafaqohemi me ikje masive të rinjëve për shkak të mungesës së perspektivës.
Kryetari kërkoi nga Ambasada Turke qe të ndikojë tek bizneset private në Turqi për të hapur reparte prodhimi tek ne. Gjithashtu ai kërkoi që Turqia me akterët e sajë si TIKA, KFORI Turk etj.. të jenë prezent në Komunën tonë.

Ambasadori Turk në Kosovë pasi uroi z.Xheladini për postin e kryetarit ai është shprehur se zemra e Turqisë në ballkan është Kosova dhe zemra e Turqisë në Kosovë është Dragashi, duke premtuar që do të destinojë donatorë për të shikuar mundësitë e investimeve strategjike dhe zhvillim ekonomik në Dragash.
Pas takimit të pranishmit së bashku kanë vizituar dy Xhamitë kryesore në Dragash, për të bërë shpërndarjen e pakove ushqimore si ndihmë për familjet në nevojë.Gjithashtu ata vizituan Namazxhahun dhe dy xhamitë në fshatin Bresanë.

E pas përfundimit të aktiviteteve, u janë bashkangjitur edhe përfqësuesit e Bashkësisë Islame në Dragash ku Kryetari Xheladini për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit mysafirëve u shtroj iftar.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-