Opoja.net

Kryetari Shaban Shabani takon Kolonel Gazmend Hoxha Drejtor i Divizionit të Operacioneve

Opoja
Kryetari Shaban Shabani takon Kolonel Gazmend Hoxha Drejtor i Divizionit të Operacioneve

Kryetari i Komunës së Dragashit Shaban Shabani takoi Kolonel Gazmend Hoxha Drejtor i Divizionit të Operacioneve. Në këtë takim prezent ishte edhe Drejtori Regjional i Policisë së Kosovës Faton Alia, Toger Shaban Osmanollaj, Drejtori i Departamentit për Emergjenca Miran Demiri, Kapiten Mentor Ibrahimi dhe Komandanti i Stacionit të Policisë në Dragash Shaqir Uka.

Në takim u diskutua me theks të veçantë në zbatimin e masave të reja të kufizimit të lëvizjes me qëllim të parandalimit të përhapjes së epidemisë së Koronavirusit. Kryetari Shaban Shabani tha se situata në Komunën e Dragashit është duke u menaxhuar mirë, ndërsa tha se disa vetura zyrtare të Komunës do të jenë në dispozicion të policisë për kryerjen e shërbimeve të nevojshme operacionale dhe kontrollimin 24 orë të dy rrugëve që e lidhin komunën e Dragashit me Prizrenin.

Ndërsa Kolonel Gazmend Hoxha Drejtor i Divizionit të Operacioneve falënderoi Kryetarin Shaban Shabani për punën dhe përkushtimin e tij për parandalimin e virusit në Komunën e Dragashit, ndërsa ofroi bashkëpunim të plotë për tejkalimin e kësaj situate.

Kompania “Meka Halal Food” ekzekuton rrogën e 14-të për punëtorët

Opoja.net

Shkeljet në tenderin e Komunës së Dragashit për ambulancë

Opoja.net

Ish Kampioni botës , Enver Idrizi nga Amerika ia bëson shëndetin Dr.Hatim Baxhakut kirurgut Opojarë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net