Kryetari Shabani uron festën kombëtare: Amanetin e të rënëve ta çojmë në vend duke punuar

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Kryetari i komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Shabani ka bërë thirrje që kjo ditë të festohet me dinjitet dhe krenari.

Më poshtë e keni urimin e plotë të kryetarit Shabani:

“Urimi i kryetarit të komunës Shaban Shabani për festën e 28 Nëntorit

Urime Festa e 28 Nëntorit dita e flamurit kombëtar. Të urojmë për këtë ditë që lidh shumë ngjarje në historinë e popullit shqiptar, duke besuar dhe shpresuar që festën e ardhshme të flamurit ta festojmë në plotninë e tij, së bashku me luftëtarët e lirisë që sot padrejtësisht nuk janë të lirë ta gëzojnë këtë ditë. Amanetin e heronjve, dëshmorëve dhe të të gjithë të rënëve për këtë tokë ta çojmë në vend duke punuar për të mirën e vendit tonë.
Gjithashtu duke besuar që festa e ardhshme e flamurit të na gjejë në kushte të normalizuara të zhvillimit të aktiviteteve jetësore duke përfshirë edhe ato kulturore e artistike shprehim keqardhjen tonë që këtë vit nuk do të mund të festojmë këtë festë denjësisht me tubime dhe aktivitete të tjera.

Ju ftoj që këtë Ditë të madhe ta festojmë me dinjitet dhe krenari.”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-