Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka pritur sot në takim komandantin e Njësisë së LMT-së në Dragash, Kapitenin Müslüm Albayrak. Në këtë takim u diskutua për vizitën e planifikuar në fshatrat Zaplluxhe, Blaç, Bresanë, Kuk dhe Kosavë, ku KFOR-i do të shqyrtojë mundësitë për pastrimin e pjesëve të lumenjve të dëmtuar nga vërshimet e qershorit.
Kryetari Xheladini falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për mbështetjen e tyre në ndihmën ndaj fshatrave të prekura. /Opoja.net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.