Lidhja Demokratike e Kosovës ka prirë me vota në komunën e Dragashit sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit.
Pas numërimit fillestar të votave, LDK-ja ka dalur e para me 29.90% duke lënë kështu pas PDK-në dhe VV-në në këtë komunë.
Lajmit i është gëzuar edhe kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu.
Kryeziu i cili është profesor me profesion, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se partia e tij ka dalë e para edhe në këto zgjedhje në Dragash.
“Dega e LDK-së në Dragash, sikurse në zgjedhjet e 2017 edhe në këto të 2019, ka dalur parti e parë”, ka shkruar Kryeziu, përcjell PORTALI.info.
Përmes këtij statusi në Facebook, Kryeziu ka shfrytëzuar rastin që si kryetar i degës së LDK-së në Dragash, të falenderojë të gjithë ata që kanë votuar për këtë parti.
Kujtojmë se LDK-ja kishte dalur e para në Dragash për herë të parë pas 12 viteve në vitin 2017. /PORTALI.info
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.