Kur fillojnë punimet në stadiumin e Gjilanit? Alban Hyseni tregon edhe një kohë tjetër

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka treguar edhe një kohë tjetër kur pritet të nisin punimet në stadiumin e qytetit.

Hyseni ka thënë se brenda 90 ditëve do të përfundojë hartimi i projektit të stadiumit dhe menjëherë pas saj do të nisin punimet.

“Para pak ditëve është nënshkruar kontrata për hartim të projektit pasi nuk ka ende projekt final. Pritet që brenda 90 ditëve të përfundojë projektimi dhe të nisin menjëherë punimet në stadiumin e Gjilanit” – ka thënë Alban Hyseni në një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Demokracia.com.

Hyseni para jo shumë muajve tha se ai së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekun do ta tregojnë më 15 shtator se kur përfundojnë punimet, megjithatë kur kanë kaluar disa muaj, data ende nuk është bërë e qartë.

“Unë nuk gënjej publikisht” – Alban Hysenit i skadon koha kur do t’i tregonte publikut datën kur përfundojnë punimet në stadiumin e qytetit

Stadiumi i qytetit në Gjilan është ndër temat më të përfolura sa i përket futbollit në Kosovë, për shkak të punimeve me hapa të ngadalt.

Drita dhe Gjilani, dy klubet nga i njëjti qytet janë të detyruar t’i zhvillojnë ndeshjet si vendas në stadiumin ndihmës për shkak të kushteve aspak të mira në stadiumin e qytetit./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-