Më tregoi një besimtar i besueshëm, se ia ka ndaluar gruas e tij të hapë derën dhe t’i ndajë sadakë ndonjë lypësi që vjen në derën e tij.
një ditë në derën e tij ka trokitur një lypës i cili kërkoi t’i jepet diçka. U ankua për gjendjen e tij dhe se nuk kishte më çfarë të mbrohet nga të ftohtit. Bashkëshortes së atij besimtari i erdhi keq dhe i dhuroi një këmishë dhe tre hurma.
Në ato çaste burri i saj nuk gjendej në xhami. Pas namazit, nuk erdhi në shtëpi duke e pritur namazin e ardhshëm, ndërsa duke pritur e kaploi gjumi dhe kishte ëndërruar një ëndërr të çuditshëm. Konkretisht, ai kishte ëndërruar ardhjen e ditës së Gjykimit, shikoi një grup njerëzish që dukeshin si një valë e madhe, ndërsa temperaturat e nxehta ishin të padurueshme. Pastaj ëndërroi një këmishë e cila lëshohej nga lartë t’ia mbuloj kokën nga të nxehtit. Te këmisha gjendeshin tre vrima, mandej u lëshuan tre kokraa hurma të cilat i mbukuan ato tre vrime. Mandej krejtësisht i frikësuar u zgjua.
Kur erdhi në shtëpi, ia tregoi ëndërron gruas së tij, ndërsa ajo e dinte shkakun e asaj ëndërre, ndaj ia tregoi rastin e lypësit që erdhi në derën e tyre dhe se i kishte dhuruar një këmishë dhe tre hurma.
Atëherë, burri i tha: “Kurrë mos e kthe duarthatë lypësin nga dera.”
Të vërtetën e ka thënë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem: “Çdo njeri do të jetë në hijen e sadakës së tij në Ditën e Gjykimit deri sa t’u gjykohet njerëzve.”
BreziiRi
Përshtati: Lutfi Muaremi
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.