Gjatë jetës suaj vini në një moment kur mund të pendoheni për sakrificën që keni bërë. Mund ta vlerësoni ‘rezultatin’ e asaj sakrifice dhe të mendoni se nuk ka qenë e vlefshme.
Për shembull, mund të keni bërë përpjekje të mëdha ta ndihmoni dikë në nevojë, ndërsa ata nuk janë treguar mirënjohës kështu që ju kanë lënduar, sa që filloni të besoni se gjithçka ishte e kotë.
Por ekziston një
sekret i fshehur në sakrificat që i bëjmë në emër të Allahut. ‘Rezultati’ ose
‘shpërblimi’ i këtyre sakrificave nganjëherë vjen në një mënyrë krejtësisht të ndryshme
të jetës suaj.
Allahu i Madhëruar
na premtoi: “A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!” [ER-RRAHMÂN:
60] Por,ai shpërblim jo gjithmonë vjen drejtpërdrejti nga burimi
ku e kemi investuar.
Ndoshta, për shembull,
ai për të cilin keni sakrifikuar nuk e vlerëson apo nuk ua rikthen mirësinë.
Por, Allahu ju nderoi dhe shpërbleu në një pikëpamje tjetër të jetës suaj.
Ndoshta sakrificën tuaj, Allahu ua shpërblen me dhurimin e besimit, fëmijëve të
shëndoshë dhe frikërespektues, bashkëshortësi
të qëndrueshme, shëndet të mirë, pasuri etj.
Asnjëherë mos u pendoni
për bamirësitë që i keni kryer në emër të Allahut.
Ajo që i dhurohet
Allahut, KURRË nuk humbet.
Autore: Yasmin Mogahed
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.