Kurti nga Dragashi: S’ka kush del i pari pos neve, na duhen 61 deputetë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vizitës në Dragash ka thënë se u duhet një fitore e madhe dhe e fortë si malet e Sharrit.

Kurti mes tjerash tha se nuk ka njeri në Kosovë që nuk e dijë se kush do të dalë i pari ditën e zgjedhjeve.

“Po na duhet një fitore e madhe dhe e fortë si malet e Sharrit. S’ka njeri në Kosovë që nuk e dinë se kush del i pari – se s’ka kush del i pari pos ne”.

“Por, fitorja në këto zgjedhje nuk është vec me dalë i pari. Ne na duhet me i pasë 61 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës – për 61 e lartë duhet me dalë në zgjedhje secili prej juve edhe ai që i bën 18 vjet më 14 shkurt edhe ai që i ka 98 vjet më 14 shkurt” tha Kurti.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-