Kurti për ngjarjen tragjike: Dy engjëj në qiellin e pistë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë, e cila të mërkurën mbrëma u qëllua nga bashkëshorti, më të cilin ka qenë në proces të ndarjes, para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Kurti thotë se vrasja e gruas shtatzënë u bë nga një mizor, teksa e quan të papranueshme dhe të padurueshme.

Shkrimi i plotë:

Dy engjëj në qiellin e pistë

Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-