Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në hapjen e edicionit të dytë të ‘Prishtina Music Conference’.
Kurti u ankua se nuk po dëgjohet më muzikë e mirë, duke e përmendur bendin ‘Pink Floyd”, raporton Gazeta Express.
“Tinguj e rima që përseriten duke e krijuar konceptin e ri “catchy”, pra që të fiksohet në mendje, edhe gjithnjë e më pak durim, për të degjuar le të themi një minutë vijë melodike, për shembull “Ëish you ëere here” e Pink Floyd-it. Sigurisht që kohët kanë ndryshuar, mirëpo edhe vlerat duhet ruajtur. Por unë nuk besoj që zgjidhje jep as nostaligjia dhe as melankolia. Nostaligja dhe melankolia janë natyrisht gjithmonë bashkudhëtarë të njeriut, por nuk janë zgjidhja”.
Kurti përmendi edhe muzikën e Kosovës, për të cilën tha se ka një fuqi të madhe diplomatike.
“Muzika e Kosovës, ndër të tjera e ka një fuqi të madhe diplomatike. Këtë e ndeshim gjithandej kur takojmë të tjerët, sepse nuk ka njeri që dëgjon sadopak sot muzikë e nuk e njeh Dua Lipën e Rita Orën, Bebe Rexhën e Action Bronson, Ramë Lahajn, Elina Dunin, Ilir Bajrin, Shkelzen Dolin, e mund të vazhdoj me numërim edhe shumë gjatë, por nuk do të qëndrojmë këtu në foltore, sepse të gjithë jemi bashkë për t’i ndjekur ata që pasojnë pas meje në këtë mbrëmje shumë të këndshme”, tha ai.
Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e plotë të kryeministrit Kurti:
Pas rifillimit të Procesit të Berlinit, unë prej aeroportit erdha këtu, në këtë edicion të dytë të Prishtina Music Conference. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, për shkak se edhe politika është art, por për këtë mbase në një konferencë tjetër.
një lloj organizimi si ky i sotmi është i domosdoshëm për muzikën, si art por edhe si industri, dhe për zhvillimin e rrjetëzimit të skenës sonë me botën.
Më vjen shumë mirë që kjo iniciativë e juaja, me vlerë të madhe për vendin tonë, i ka mbledhur profesionistët e të gjitha fushave, jo vetëm të vendit tonë, por edhe të vendeve të tjera, të cilët na kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre, por gjithashtu edhe me kontributin në vendin tonë për muzikën mbarë.
Muzika, si pothuajse të gjitha artet tjera përballet po ashtu me tregun dhe me rolin e vetë në shoqëri. Krahas kësaj është edhe publiku cilësor muzikor, e artisti gjendet në tehun, ku me punën e tij ose saj duhet të mbijetojë, por edhe të mos e tradhëtoj artin e tij ose saj. Pra duhet të bëhet disi e mundshme që të mbijetosh pa tradhtuar.
Shpesh herë ne kemi art të masave siç quhet dhe ajo që bëjnë ata e përcakton kulturën, ose ndryshe siç thuhet trendi. Përderisa arti është më tepër një lloj rariteti, pra si e bukura, kultura është më shumë e zakonshmja, ajo që përsëritet, ajo që bëhet gjendje, mirëpo historikisht roli i artistit ka qenë që ta bëjë çarjen në mes të kulturës për ta prodhuar të renë.
Pra dhe artisiti ngjizet edhe lind me një kulturë të caktuar, por edhe një lloj konflikti me atë kulturë prej së cilës lind.
Artisti nuk është konformist, e muzika në veçanti është lëvizje. Jo vetëm pse na vë në lëvizje por edhe pse përcakton rrymën. Rryma të ndjesisë, të ndjeshmërisë, të përjetimit por madje edhe të mendimit. Sepse muzika nuk është vetëm diçka që e përjeton, por edhe diçka për të cilën duhet të mendohesh. Ajo ecë bashkë me ndryshimet edhe përpjekjet shoqërore, kështu që të gjitha transformimet shoqërore politike, e kanë muzikën e tyre. Ose është një muzikë edhe që i ka bërë ato transformime të tilla çfarë i njohim ne pastaj.
Sot shohim këngëtarë të cilët ta zëmë e kanë veshur uniformën për ta mbrojtur vendin e tyre Ukrainën, apo edhe që kënga “Baraye” e cila është shndërruar tashmë në himn për mbrojtjen e të drejtave të grave, kundër regjimit në Iran.
Pra artisti është edhe në front të ndryshimeve të cilat i duhen shoqërisë e nuk janë vetëm thjesht shprehje e brendshme e tij ose e saj.
Muzika e Kosovës, ndër të tjera e ka një fuqi të madhe diplomatike. Këtë e ndeshim gjithandej kur takojmë të tjerët, sepse nuk ka njeri që dëgjon sadopak sot muzikë e nuk e njeh Dua Lipën e Rita Orën, Bebe Rexhën e Action Bronson, Ramë Lahajn, Elina Dunin, Ilir Bajrin, Shkelzen Dolin, e mund të vazhdoj me numërim edhe shumë gjatë, por nuk do të qëndrojmë këtu në foltore, sepse të gjithë jemi bashkë për t’i ndjekur ata që pasojnë pas meje në këtë mbrëmje shumë të këndshme.
Teoricienti gjerman Theodor Adorno nga Shkolla e Frankfurtit e ka një koncept interesant mbi atë që ai e quan ndotja e mendjes. Pra nuk është vetëm ndotja e ujit, e ajrit, e tokës, por është edhe ndotja e mendjes. Me zhvillimin e teknologjisë, vija melodike përcaktohet nga “artitifical inteligence” gjithnjë e më shumë, dhe sot nuk kemi as imagjinatë për realitetin që do të pasojë pas fare pak viteve në këtë aspekt.
Tinguj e rima që përseriten duke e krijuar konceptin e ri “catchy”, pra që të fiksohet në mendje, edhe gjithnjë e më pak durim, për të degjuar le të themi një minutë vijë melodike, për shembull “Ëish you ëere here” e Pink Floyd-it. Sigurisht që kohët kanë ndryshuar, mirëpo edhe vlerat duhet ruajtur. Por unë nuk besoj që zgjidhje jep as nostaligjia dhe as melankolia. Nostaligja dhe melankolia janë natyrisht gjithmonë bashkudhëtarë të njeriut, por nuk janë zgjidhja.
Të nderuar të pranishëm,
anëtarsimi i rregullt në qarqet e mëdha është hapi i rradhës ku e gjithë krijimtaria jonë mund e do të lidhet me botën. Kështu Kosova tashmë është lidere e skenës muzikore në rajon dhe kontribuese në industrinë e muzikës në botë.
Qeveria është e angazhuar dhe po përmbush sektorët mungues, duke përfshirë themelimin dhe funksionalizimin e Operës së Kosovës, të cilët sonte janë duke mbajtur koncertin e tyre të radhës, e që së shpejti do t’ua bëjmë edhe shtëpinë e tyre, Teatrin e Operës.
Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë. Në këtë edicion të dytë të Prishtina Music Conference dua të ju njoftoj se me masat që do të merren me legjislacionin e ri, kultura do të kalojë në një fazë të re zhvillimore. Ajo sigurisht që na prinë, por kur të na prinë duhet ta ndjekim, dhe duke e ndjekur duhet t’i ndihmojmë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.