Kurti tregon se pse nuk ka pranuar një debat televiziv me Hoxhajn e Hotin

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka treguar se pse nuk ka pranuar një debat televiziv me kundërkandidatët e tij nga PDK-ja e LDK-ja, Enver Hoxhaj e respektivisht, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

“Së pari në bëmë koalicionin parazgjedhor edhe e identifikuam saktë çështjen zgjedhjet janë referendum.

Në anën tjetër kishim planin i cili operon në disa linja. Për të dalë në debat para referendumit më duhej një përfaqësues i planit. Veç qashtu e ka kjo punë”, tha ai.

Kurti shtoi se ajo çka po ndodh sot është pasojë e 25 marsit të vitit të kaluar.

“Athua s’u bën ata bashkë më 25 mars. Ajo çka po ndodh sot është pasojë e 25 marsit të vitit të kaluar. Ky është referendum. Në një anë jemi presidentja dhe unë dhe në anën tjetër janë ata.”

“Ata po operojnë në disa linja por ata janë bashkë. Ata le ta zgjedhin një përfaqësues dhe po e bëjmë debatin. Nuk mund të debatoj unë me ata veçmas. Atje po ndodh diçka tjetër. Ata janë në një garë të brendshme me atë ish-kryetarin e Skenderajt për zgjedhje të brendshme në atë parti. Aty ka tjetër garë”, tha Kurti në RTV Dukagjini.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-