Kuvendi i Kosovës për herë të parë përfaqësohet në Komitetin e Përhershëm të APKE-së

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), të premten në Reykjavik të Islandës ka mbledhur rreth 60 anëtarë, në të cilin po merr pjesë edhe anëtari i delegacionit të Kosovës, Arben Gashi.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, kjo pjesëmarrje shënon herën e parë që delegacioni i Kuvendit të Kosovës përfaqësohet në një takim të këtij niveli, që kur ka filluar të marrë pjesë në aktivitetet e kësaj organizate.

Sipas njoftimit Islanda ka marrë kryesimin e kësaj organizate që nga ky muaj dhe do ta mbajë deri në maj të vitit të ardhshëm.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, do të organizohet një aktivitet mbi ‘Dhunën Digjitale ndaj Grave’. Parlamentarët gjithashtu do të zhvillojnë një debat për çështjet aktuale mbi ‘Përshkallëzimin në luftën e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës’. Ata pritet që të miratojnë një deklaratë për Samitin e 4-të të krerëve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Reykjavik, më 16-17 maj 2023”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi thuhet se do të diskutohet edhe për rolin e Këshillit të Evropës, mbrojtjen e demokracisë gjatë krizave shëndetësore, ndikimin e pandemisë Covid-19 në hapësirën e shoqërisë civile dhe mbi popullimin e burgjeve – ofrimin e sigurt të kujdesit shëndetësor, vlerësimin e partneritetit për demokraci në lidhje me Parlamentin e Jordanisë, si dhe raportet rreth vëzhgimit ë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bosnje e Hercegovinë dhe Bullgari.

Komiteti i Përhershëm i APKE-së përbëhet nga Presidenti dhe nënkryetarët e APKE-se, kryetarët e grupeve politike, kryesuesit e delegacioneve kombëtare dhe kryetarët e komiteteve, me rreth 60 parlamentarë nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe nga Kosova, e cila tashme ka aplikuar për anëtarësim të plotë ne ketë organizatë.​

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-