Kuvendi Komunal në Dragash miratoi Buxhetin për vitin 2021.
Në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2020 Kuvendi Komunal në Dragash nën udhëheqjen e kryesuesit Dr. Betim Merdiu mbajti mbledhjen e 10 me pikën e rendit të ditës: Propozim vendimin për miratimin e Buxhetit për vitin 2021 dhe parashikimet për vitet 2022-2023.
Propozimin për Buxhetin e vitit 2021 e bëri kryetari i Komunës z.Shaban Shabani dhe falënderoi asambleistët për kontributin e vazhdueshëm në hartimin e Buxhetit për vitin 2021. Pas një konsulte të shefave të grupeve të asambleistëve nga të gjitha partitë kryesuesi propozoi votimin e Ligjit për buxhetin. Me 24 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim u miratua Ligji për Buxhetin e Komunës së Dragashit. Komuna e Dragashit për vitin 2021 do ta ketë buxhetin 8,856,615.00 euro.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.