Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, ka treguar për Opoja.net se një 27-vjecar është gjetur pa shenja jetë në fshatin Buzez, në rrethinë të Opojes.
Policia vdekjen e ka cilësuar si aksidentale.
“Aksidentalisht ka humbur jetën një i ri 24-vjeçar deri sa ka qenë duke u trajnuar me një kalë nga plagët e renda ka ndërruar jetë në fshatin Buzez”, ka thënë Gashi.
Rasti ka ndodhur në orën 16:30.
Lajmin për Opoja.net e ka konfirmuar më heret kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizen, Admir Shala.
Ai ka bërë të ditur se i ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi që u rrezua derisa po kalëronte.
Opoja.net mëson se personi që humbi jetën sot është Muhamer Mustafa nga fshati Brodosanë.