Opoja.net

Ky është numri i pakove me fletëvotime që KQZ ka pranuar për Dragashin deri më tani

Deri të premten në mesditë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vetëm 99 pako të supozuara me fletëvotime që u takojnë votimit jashtë vendit për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Lajmi është bërë i ditur për KosovaPress nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai ka përsëritur se KQZ-ja do të presë fletëvotimet deri më 13 dhjetor, kur parashihet të përfundojë kjo periudhë, e cila është e vlefshme vetëm për 1,090 votuesit jashtë Kosovës që i takojnë komunës së Dragashit.

71

Cila mendoni së është më e mira për daljen nga krizën energjetike ?

“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor. Deri të premten në mesditë, KQZ ka pranuar 99 pako të supozuara me fletëvotime. Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor. Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021”, tha Elezi.

Votimi përmes postës për Dragashin nis më 29 nëntor pasi që Gjykata Supreme urdhëroi KQZ-në që të organizojë përsëritje të votimit nga diaspora për kryetar të Dragashit.

Supremja pranoi pjesërisht ankesën e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, ndërsa ka vendosur që të përsëritet votimi nga jashtë, ka reaguar kërkesën e Xheladinit që votat nga diaspora të përfshihen në rezultatin final të raundit të dytë të zgjedhjeve në këtë komunë.

Votat e diasporës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit kishin ndryshuar rezultatin zgjedhor në Dragash, ku pas numërimit të votave i pari në garë doli Bexhet Xheladini nga LDK, kurse me vota të rregullta kishte fituar kandidati i PDK-së, Shaban Shabani.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net