Laurat Krasniqi i Vetëvendosjes refuzon vizitat: Në vende turistike nuk mund të bëhet studim

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Laurat Krasniqi, asambleist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Dragashit ka refuzuar të shkojë në vizitat studimore që Komune e Dragashit ka organizuar për punëtorët e saj.

Ai ka thënë se në vende turistike nuk mund të bëhet studim.

Postimi i tij i plotë

Të nderuar qytetarë,
Këtu është dosja e tenderit ku është bërë planifikimi për vizita “studimore” të anëtarëve të kuvendit komunal të Dragashit.

Duke qenë i vetëdijshëm se këto aktivitete organizohen me të vetmin qëllim që të keqpërdoret taksa e qytetarëve të varfër të komunës tonë, nuk do t’i bashkohem kësaj ekspedite. Gjithashtu vazhdoj të mendoj se në vende turistike nuk mund të bëhet studim. Niveli jonë i përfaqësimit të interesave të qytetarëve len shumë për të dëshiruar.

90% e tyre mendojnë se ne kemi hyrë për një pagë, gjë që mendoj se është shumë e qëndrueshme.
Duhet kohë dhe angazhim që ne t’ua dëshmojmë të kundërtën./Opoja Sot/

Agjenda e vizitave
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-