Laurat Krasniqi thumbon Selim Kryeziun: Do ta dënojë verdikti i sovranit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Asambleisti i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje! në Dragash, Laurat Krasniqi, në Facebook-un e tij ka thumbuar zëvendësministrin dhe kryetarin e Degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziun, për reagimin që ky i fundit kishte bërë dje ndaj deklaratave kritikuese të Haxhi Avdylit ndaj Isa Mustafës. Ai nuk ka përmendur emër të veçantë në statusin e tij, por duket qartë se aludon në Selim Kryeziun. Krasniqi pretendon se kreu i partisë më të madhe opozitare në Dragash po i ndryshon fjalët vetëm pët t’i pëlqyer Isa Mustafës.

”Për ata që shtrembërojnë e ndryshojnë fjalët veç për shkak të pëlqimit hiearkik, përvoja e praktikat e mëhershme na kanë treguar që përfundojnë të dënuar nga verdikti i sovranit”, ka shkruar Laurat Krasniqi, i cili së voni u vetëquajt edhe si përfaqësues i opozitës së vetme në Dragash.

Krasniqi më tutje ka shtuar se “vullnetit qytetar s’mund t’i kundërvihesh duke i pëlqyer kryetarit, që është personi më i papëlqyer në skenën politike”, duke menduar për liderin e LDK-së, Isa Mustafa./Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-