Lazio e Maurizzio Sarrit, arriti një tjetër fitore të vyer në kampionat, teksa mposhti Monzan me rezultatin 1-0, duke u ngjitur në vendin e dytë në Serinë A italiane.
Titullar në duelin e sotëm ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, që bëri një paraqitje mjaft të mirë.
Për sa i përket ndeshjes, miqtë provuan të surprizonin në minutën e 13-të me Pentanjën, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura. Ndërkohë që në startin e fragmentin të dytë, trajneri Sarri aktivizoi Romeron, i cili do të ishte dhe njeriu që do të vendoste sfidën në minutën e 69-të, me golin e shënuar pas asistit të Pedros.
Me këtë fitore Lazio parakaloi Milanin, duke u ngjitur në vendin e dytë me 30 pikë. Kryeqytetasit kanë golavarazh më të mirë se milanistët. Ndërkohë sfidën e radhës Lacio do e luajë të dielën e 13 nëntorit ndaj Juventusit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.