Lëpjeta, barishtja e jetës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Uncategorized

Disa prej përbërësve biologjikë të lëpjetës janë efikasë në trajtimin dhe parandalimin e një sërë sëmundjeve si: tensioni i lartë, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Lëpjeta futet në rradhët e barishteve më të shëndetshme për njeriun. Ajo i ngjan shumë spinaqit jo vetëm në vlera. Lëpjeta ka gjetur përdorim të gjërë në trevat shqiptare së bashku me spinaqin dhe barishtet e tjera të egra në gatime tradicionale si byreku apo lakrori.

Ajo përmban një substancë organike të njohur si acid oksalik që i jep aciditetin karakteristik dhe shijen e spikatur. Lëpjeta ka pak kalori dhe shumë ujë që e bën atë një zgjedhje të shkëlqer ushqimore për shumë njerëz që janë të vetëdijshëm për rëndësinë e të ngrënit shëndetshëm. Ajo është e pasur me vitamina A, B9 dhe vitaminë C. Lëpjeta është një burim i pasur i mineraleve si potasi, magnezi, sodium, hekuri dhe kalciumi.

Duke qenë se kjo barishte është e pasur me acid oksalik, ajo mund të mos jetë zgjedhja e duhur për të gjithë, veçanërisht për ata që vuajnë nga reumatizma, gurët në veshka dhe problemet me fshikëzën. Lëpjeta ka veti të fuqishme pastruese të organizmit dhe konsumimi i tepruar i saj mund të rezultojë në diare. Lëpjeta mund të mos jetë një barishte që të jep shumë energji, por ajo është shumë e pasur me fibra. Lëpjetën mund ta konsumoni të gjallë ose të thatë. Përveç gatimeve ju mund ta përdorni atë për të bërë çajra të ngrohtë ose të ftohtë.

Disa prej përbërësve biologjikë të lëpjetës janë efikasë në trajtimin dhe parandalimin e një sërë sëmundjeve si: tensioni i lartë, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Flavonoidëd ndihmojnë në shkatërrimin e qelizave kancerogjene në organizëm dhe parandalojnë përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje. Ato janë gjithashtu shumë të mira për të forcuar sistemin imunitar. Dy elementët më të fortë të çdo kure kundër kësaj sëmundjeje, acidi oksalic dhe klorofili gjenden tek lëpjeta.

Flokët: Lëpjeta është një kurë natrale për flokët e thatë dhe të dëmtuar. Ajo ka gjetur përdorim të gjërë në produktet e flokëve pikërisht për këtë arsye. Ekspertët besojnë që lëpjeta ndihmon të mbajë nën kontroll rënien e flokëve, sidomos nëse aplikohet në zonat përkatëse ku rënia ka filluar. Ndaj, nëse keni probleme të tilla përdoreni lëpjetën si një kurë mjaft të mirë. -Lëpjeta ndihmon në kurimin e gonorreas, infeksioneve në traktin urinar, hemoragjive, skorbutit, pezmatimit kronik të fytit etj. -Lëpjeta përmban antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë plakjen e parakojshme.

-Gjethet e thata të lëpjetës përdoren për të trajtuar irritimet e lëkurës, kruarjeve dhe etheve të stinës

-Çaji i lëpjetës është një kurë natyrale për gurët në veshka dhe verdhëzën.

-Lëpjeta është një pastrues natyral që shërben në trajtimin e problemeve si konstipacioni.

-Lëngu i gjetheve të lëpjetës përdoret për trajtimin e sëmundjeve të ulçerës dhe tumoreve malinjë. Lëpjeta për Gratë Lëpjeta është një ushqim shumë i mirë për gratë për shkak të përmbajtjes së një sërë elementësh të dobishëm. Duke qenë se ajo është një burim i pasur me kalcium, lëpjeta është e mirë për të ruajtur shëndetin e kockave dhe parandaluar probleme si osteoporoza.

Nga ana tjetër, ndonëse nuk ka fakte shkencore që ta provojnë këtë, ekspertët nuk e rekomandojnë lëpjetën gjatë shtatzanisë, sepse një pjesë e tretësirës bimore të lëpjetës përmban nivele të larta alkoli që mund të dëmtojnë fetusin. Lëpjeta është një prej barishteve që duhen shmangur gjatë ushqimit me gji të fëmijës, sepse mund të zvogëlojë sasinë e qumështit të gjirit dhe mund të çorodisë nevojat ushqimore të foshnjës. Por nëse kërkoni të reduktoni fluksin e qumështit të gjirit, atëherë mund ta përdorni lëpjetën.

Lëpjeta përbën një trajtim të mirë kundër kancerit të gjirit. Ajo identifikon dhe shkatërron tumoret në trup, sepse është e pasur me vitamina, minerale, karotenoidë dhe klorofil. Ky i fundit shton furnizimin me oksigjen të trupit. Ekspertët e shëndetit besojnë se qelizat kancerogjene nuk mund të mbijetojnë për shumë kohë në një ambient të pasur me oksigjen. Vlerat medicinale Për shekuj të tërë, ekspertët në mjekësinë popullore kanë mbrojtur vlerat shëruese të lëpjetës.

Lëpjeta përmban shumë antioksidantë që ulin kolesterolin dhe nivelin e triglicerideve në organizëm. Ajo përmban një sërë elementësh që ndihmojnë organizmin të humbasë në peshë. Lëpjeta ka vlera të shumta detoksifikuese që ndihmojnë në eliminimin e toksinave të dëmshme që shkaktojnë sëmundje dhe infeksione.

Kjo barishte ndihmon të eliminojmë radikalet e lira nga organizmi. Lëpjeta është shumë efektive si anti-bakterial dhe trajton mirë një sërë infeksionesh dhe sëmundjesh. Ndihmon në forcimin e funksioneve të zemrës dhe mëlçisë dhe lufton inflamacionet në trup.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-