Opoja.net

Lëshimi me radhë i tre namazeve të xhumasë

Islame

Namazi i xhumasë (d.m.th., në ditën e premte) është obligim personal (farz ajn) për secilin musliman moshërritur (përveç grave – shën. i përkth.). Kjo gjë është vërtetuar me Kur’an, Sunnet dhe Ixhma’ (konsensus të dijetarëve). Pra, është një nga karaktersitikat më kryesore të Islamit. Ai që e refuzon atë është kafir (mosbesimtar), ndërsa ai që e humb pa ndonjë arsye të qenësishme është fasik (mëkatar i madh).

Allahu i Madhërishëm thotë në Kur’ani Kerim:

“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet Allahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.” (Kur’an, El-Xhumu’a: 9)

Nga Abdullah ibn Ummeri dhe Ebu Hurejre (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të dy ata) transmetohet se kanë thënë: “E kemi dëgjuar Pejgamberin e Allahut s.a.v.s. duke thënë nga minberi: Njerëzit ose duhet të ndalojnë nga braktisja e namazit të xhumasë ose Allahu xh.sh. do t’i vulosë zemrat e tyre dhe ata do të jenë nga mesi i neglizhentëve.” (Sahih Muslim: 865)

Ebu Xha’d Edh-Dhemri r.a. transmeton se Pejgamberi i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Secili që i humb tri namaze të xhumasë (d.m.th., rrjesht – shën. i përkth.) duke e marrë kërë çështje lehtësisht, Allahu xh.sh. do t’ia vulosë zemrën e tij.” (Sunen Ebi Davud, Sunen Tirmidhi, Sunen Nesai, Sunen Ibn Maxhe dhe Ed-Darimi)

Pra, rëndësia e namazit të xhumasë është shumë e qartë nga të lartëpërmendurat. Prandaj, muslimani kurrë nuk duhet që të tentojë ta humbasë atë. Të humbasësh vetëm një namaz xhumaje pa ndonjë arsye të vlefshme ligjore është mëkat i rëndë, ndërsa të humbasësh tri namaze është totalisht e papranueshme, meqë Allahu xh.sh. do ta vulosë zemrën e atij personi që e bën një gjë të tillë, kështu që asgjë e mirë nuk do të hyjë më në zemrën e tij.

Megjithatë, humbja e namazit të xhumasë nuk e detyron daljen e atij që e humb atë nga Islami, siç është rasti me të gjitha veprimet e paligjshme dhe të mëkatshme. Sipas dijetarëve të ehli sunne ve’l-xhema’as mëkati nuk e nxjerr vepruesin e saj nga Islami, pra ai mbetet musliman, por është mëkatar.

Prandaj, lënia e tri namazeve të xhumasë nuk do të konsiderohet mosbesim (kufr), e si rrjedhojë edhe personi që e bën një gjë të tillë nuk duhet që ta përsërisë shehadetin dhe ta ripërtërijë Islamin e tij. Megjithatë, nëse dikush e refuzon obligueshmërinë e namazit të xhumasë (mustehil) ose çështjen e merr si diçka të lehtë në një mënyrë tallëse (istihfaf), atëherë personi i tillë do të dalë nga Islami. (Shih librat kryesore të akides – besimit islam, si dhe komentimet e koleksioneve të mëdha të hadithit)

E Allahu i Gjithëdijshëm e di më së miri!

Fetva nga: Mufti Muhammed Adem El-Kevtheri

Përktheu: Daim Abazi

Mos i humb

Bëhuni bamirës, edhe nëse njerëzit nuk ua kthejnë me bamirësi

Opoja.net

Nuk do të hyj në Xhennet bartësi i fjalëve të huaja (nemmami)

Opoja.net

Ç’të mbjellësh, do të korrësh

Opoja.net

Gruaja, një mirësi e madhe për të thënë saherë “elhamdulilah”

Opoja.net

Tregim: “Tenxherja që e gjeti kapun e vet”

Opoja.net

Modeli familjar në edukimin e fëmijëve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net