Lëvizja VV në Sharr me aksion simbolik për Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në prag dhe për nder të 22 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, organizuan aksion në parkun e qytetit për shënimin e kësaj dite.
Të tmerruar nga pamja që kishte marrë parku i qytetit nga mbeturina të shumta e pa mirëmbajtje efikase, fillimisht bëmë pastrimin e parkut e më pas mbjelljen e disa pishave në të.

Fillimisht, mungesa e hapësirave gjelbëruese është një problem në veti, por jo vetëm. Është gjithashtu edhe një paradoks, pasi që në Sharr, që njihet si vend i natyrës së bukur, ekzistojnë vetëm dy parqe. Jo që nuk është bërë asgjë për zgjerimin e hapësirave publike, por nuk po arrihet të bëhet as mirëmbajtja e atyre ekzistuese nga organet përgjegjëse.

Ne, si aktivistë të një organizate politike e cila është gjithnjë në shërbim të komunitetit, realizuam sot këtë aksion simbolik, fillimisht për të treguar nevojën për mbrojtjen e mirëmbajtjen e mjedisit, dhe së dyti për t’iu përkujtuar udhëheqësve komunal se duhet ta ruajmë atë për të cilën edhe identifikohemi; natyrën tonë të bukur në Sharr.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-