Ndahet nga jeta zyrtari komunal Hylki Hasani nga fshati Brrut në Komunën e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Komuna e Dragashit merr një goditje të rëndë me lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të zyrtarit të saj të përkushtuar, Hylki Hasani nga fshati Brrut.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, shprehet me zemër të pikëlluar dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, kolegët dhe miqtë e tij. Hylki Hasani do të kujtohet gjithmonë si një punëtor i përkushtuar i Komunës së Dragashit, një njeri familjar dhe me vlera të larta morale.

Komuniteti lokal humbet një figurë të shquar dhe të nderuar, ndërsa Zoti e shpërbleftë atë me Xhenet.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-