Liderët evropianë që pritet të vijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Të martën më datën 6 dhjetor pritet të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë.

Përveç liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, liderët e BE-së që pritet të vijnë në samit janë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer, Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo.

Në samit pritet gjithashtu Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala dhe Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, raporton euronews.al. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-