“Lojtarët e Chelseat duhet të mësojnë superfuqinë e tij“, gazetari i thur elozhe Brojës: Është i pandalshëm

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Armando Broja po luan ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Chelseat.

Futbollisti shqiptar ka qenë një makth i vërtetë për mbrojtësit e Brentfordit, të cilët e kanë pasur të vështirë të përballojnë shpejtësinë e tij.

Gazetari anglez, Nizaar Kinsella, i ka thurur elozhe sulmuesit 21-vjeçar. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter“ ai tregon rritjen e pësuar nga Broja dhe këshillon lojtarët e Chelsea-t që të kuptojnë se superfuqia e Armandos është vrapimi pas shpinës së mbrojtësave.

“Armando Broja është rritur vërtet në këtë lojë. Mendohet se problemi me të ka të bëjë më shumë me të bërit të shokëve të tij të skuadrës të dinë se cila është superfuqia e tij dhe kjo është vrapimi nga pas. Ai është i pandalshëm kur ka hapësirë për të kapur”, shkruan Nizaar Kinsella.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-