Opoja.net

Lopët po ngordhin në Dragash

Në Dragash kanë filluar të ngordhin lopët. Dyshohet se shkak është sëmundja e brucelozës nga e cila këto ditë kanë ngordhur dy lopë, në këtë zonë.

Gazeta Fjala mëson se për këtë është e njoftuar edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, inspektorët e së cilës kanë identifikuar edhe shtatë lopë tjera të prekura me ketë sëmundje.

“Pritet sot groposja e shtatë lopëve tjera të identifikuara”, ka thënë për gazetën një fermer nga zona e Dragashit.

Sëmundja e brucelozës ka qenë e shprehur edhe më herët tek kafshët. Ajo është e rrezikshme edhe për njeriun. Shkakton çrregullim serioz në organizmin e njeriut dhe merret kryesisht nga qumështi.

Rrahje në Dragash, bëhet për spital një person

Opoja.net

Komuna e Dragashit lëshon tre oborre të shkollave për shërbime të mërgimtarëve

Opoja.net

Urimi i kryetarit Shaban Shabani me rastin e Festës së Kurban Bajramit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net