Man United fiton bindshëm ndaj Nottingham Forest, vazhdon luftën për zonën Champions

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Manchester United ka marrë tre pikë nga përballja e xhiros së 17-të kundër Nottingham Forest.

“Djajtë e Kuq” triumfuan bindshëm 3:0 përballë Nottingham Forestit në stadiumin “Old Trafford”, shkruan Demokracia.com.

Marcus Rashford zhbllokoi shifrat në minutën e 19-të me një gol të bukur.

Vetëm tre minuta më vonë në skenë doli Martial që shënoi golin e qetësisë për ekipin e Ten Hag.

Tre minuta pa përfunduar koha e rregullt, Fred vulosi epilogun e takimit me golin e tretë.

Manchester United me këtë triumf ngritet në kuotën e 29 pikëve dhe pozicionohet në vendin e pestë.

Nottingham Forest mbetet i parafundit me 13 pikë dhe vazhdon të jetë ndër skuadrat e rrezikuara për rënie./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-